May 02, 2024 19:24 Europe/Tirane

Demonstratat dhe tubimet e studentëve pro-palestinezë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë me represionin e rëndë nga policia e këtij vendi.

Sipas Iran Press News Agency, forcat e policisë amerikane hynë në kampusin e Universitetit të Los Anxhelosit në shtetin e Kalifornisë në mëngjesin e së enjtes,  ndërsa larguan pengesat e krijuara nga protestuesit kundër vazhdimit të luftës së regjimit sionist  duke u përplasur me studentët. Studentët e Universitetit të Los Anxhelosit kanë një javë që protestojnë në këtë universitet dhe policia i ka paralajmëruar të largohen nga vendi dhe ka njoftuar: Studentët do të arrestohen nëse hyjnë. Studentët pro palestinezë, duke u përballur me forcat e policisë, theksuan se nuk do të largohen nga ky vend deri në plotësimin e kërkesës së tyre për universitetin për t’i shkëputur marrëdhëniet me Izraelin. Më shumë se 1500 studentë janë arrestuar që nga fillimi i protestave kundër luftës së Izraelit në Rripin e Gazës nën emrin "Lëvizja e Solidaritetit të Gazës" nga Universiteti Columbia në Nju Jork më 17 prill dhe përhapja e saj në universitete të tjera amerikane. Arrestimet e studentëve kanë bërë që shumë universitete amerikane t'i bashkohen demonstratave pro-palestineze dhe të ngrenë kampe për të mbështetur popullin e Gazës. Faqja amerikane “Axios” në një raport shkruan: Me rritjen e volumit dhe intensitetit të protestave, administratat e universiteteve kanë shtypur demonstratat e studentëve në mënyrë të paprecedentë. Përdorimi i dhunës dhe i mjeteve policore për të përballuar dhe shtypur tubimet dhe protestat paqësore dhe gjithnjë e më në rritje të studentëve dhe të rinjve amerikanë dhe hyrja e policisë në mjedisin universitar është kundër pretendimeve të autoriteteve amerikane për parimin e lirisë së fjalës. Represione të tilla të dhunshme janë pjesë e politikës së mbështetjes së hapur të vrasjeve dhe krimeve të luftës të Izraelit dhe do ta inkurajojnë atë regjim që të vazhdojë të krijojë tensione, të bëjë luftë dhe gjenocid.

 

Tags