Policia amerikane arreston 2000 mbështetës të Palestinës
Associated Press raportoi se sipas statistikave, më shumë se 2000 persona janë arrestuar në protestat studentore të mbështetësve të Palestinës në universitetet amerikane.
Associated Press shkroi: Protesta dhe arrestime ka pasur pothuajse në të gjitha pjesët e Amerikës. Qindra protestues në Universitetin e Kalifornisë refuzuan urdhrin e policisë për t'u larguar nga vendi i protestës dhe formuan një zinxhir njerëzor. Policia nga ana e saj përdori bomba akustike për të shtypur protestuesit. Zyrtarë të policisë së Kalifornisë gjithashtu njoftuan se të paktën 200 persona u arrestuan në shtypjen e këtyre protestave. Në javët e fundit më shumë se 2,000 njerëz janë arrestuar gjatë demonstratave pro-palestineze në dhjetëra kampuse universitare amerikane. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në përgjigje të kryengritjes së studentëve në të gjithë universitetet e vendit, pa përmendur se këta studentë po protestojnë kundër krimeve të regjimit sionist në Gaza, deklaroi: Edhe pse kanë të drejtë për të protestuar në Amerikë, aty nuk ka vend për urrejtje apo dhunë. Biden akuzoi protestuesit (përkrahësit e kombit palestinez kundër luftës së Gazës) se po shkaktojnë frikë dhe kaos dhe shtoi se Amerika nuk është një vend pa ligj.