May 04, 2024 20:45 Europe/Tirane
  • Japonia dhe India kritikojnë presidentin Biden pasi ai i quajti

Japonia dhe India kanë kritikuar presidentin amerikan Joe Biden pasi ai i quajti ata "ksenofobë" dhe pretendoi se të dy vendet "nuk duan emigrantë".

Në një event për mbledhjen e fondeve për fushatën e tij zgjedhore të mërkurën, Biden pohoi se ekonomitë e Japonisë dhe Indisë kanë përjetuar vështirësi sepse nuk i mirëpresin emigrantët.

“Një nga arsyet pse ekonomia jonë po rritet është për shkak se ne i mirëpresim emigrantët," tha Biden në një mbledhje ku audienca e donatorëve ishte kryesisht aziatiko-amerikanë.

“Pse Kina po ngec ekonomikisht? Pse Japonia ka probleme? Dhe Rusia? Dhe India? Sepse janë ksenofobë. Ata nuk duan emigrantë,” shpjegoi ai.

Komentet e presidentit amerikan shkaktuan kritika si në Tokio, ashtu edhe në Nju Delhi.

Në një deklaratë, ambasada japoneze në Uashington DC i quajti komentet e Bidenit "keqdashëse", duke theksuar se ato "nuk bazoheshin në një kuptim të saktë të politikave të Japonisë".

Ndërsa ministri i Jashtëm indian Subrahmanyam Jaishankar hodhi poshtë komentet e Biden, duke theksuar se ekonomia e Indisë nuk po lëkundet dhe India ka qenë gjithmonë një shoqëri shumë e hapur.

Vitin e kaluar, India u bë ekonomia e pestë më e madhe në botë me një rritje prej 8.4%, duke kaluar Mbretërinë e Bashkuar.

 

Tags