May 06, 2024 12:07 Europe/Tirane
  • Dislokohet grupi i parë i forcave luftarake franceze në Ukrainë

Franca dërgoi zyrtarisht grupin e saj të parë të trupave në Ukrainë. Ata janë vendosur në Slavyansk në mbështetje të Brigadës së 54-të të Pavarur të Mekanizuar të Ukrainës.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve ISNA, faqja e internetit EPA, duke cituar "Aegea Times", raportoi se ushtarët francezë u morën nga Regjimenti i 3-të i Këmbësorisë Franceze, i cili është një nga elementët kryesorë të Legjionit Francez të të Huajve (Légion étrangère).

Numri i trupave të grupit të parë të ushtarëve francezë është rreth 100 vetë. Kjo është vetëm faza e parë e rreth 1500 ushtarëve të Legjionit Francez të të Huajve, të cilët do të mbërrijnë në Ukrainë.

Këto forca janë vendosur drejtpërdrejt në një zonë lufte aktive dhe synojnë të ndihmojnë ukrainasit në fushën e rezistencës kundër përparimeve ruse në Donbas. 100 vetët e parë janë specialistë artilerie dhe mirëmbajtjeje.

Më herët, në një intervistë, presidenti francez Emmanuel Macron foli edhe një herë për mundësinë e dërgimit të trupave perëndimore, veçanërisht të trupave franceze, në Ukrainë dhe vendosi dy kushte për këtë.

Në një intervistë për "The Economist", ai deklaroi: "Nëse Moska kalon vijën e frontit dhe Kievi do të na e kërkojë, ne mund ta ngremë këtë çështje (dërgimin e trupave në Ukrainë)."

Zyrtarët dhe analistët ukrainas thonë se ushtria ruse po përfiton deri në maksimum nga dobësia e armatimeve të Ukrainës dhe "po nxiton" për të marrë nën kontroll zona të rëndësishme strategjike të territorit ukrainas përpara se të arrijnë në Kiev më shumë armë nga Perëndimi, gjë që mund t'u hapë rrugën atyre për të marrë nën kontroll rajonin më të gjerë të Donbasit.

 

Tags