May 06, 2024 12:11 Europe/Tirane
  • 75 të vdekur si pasojë e përmbytjeve në Brazil

Autoritetet lokale në Brazil njoftuan se të paktën 75 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra persona janë ende të zhdukur për shkak të përmbytjeve në rajonet jugore të vendit.

Sipas "The Guardian", autoritetet lokale në Brazil njoftuan se numri i viktimave të stuhisë dhe shiut të dendur që shkaktoi përmbytje në shtetin jugor Rio Grande do Sul është rritur në të paktën 75 persona, 105 persona janë ende të zhdukur dhe më shumë se 115 mijë njerëz u shpërngulën.

Më shumë se 80,000 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i reshjeve të shiut në jug të shtetit Rio Grande do Sul të hënën.

Rreth 15,000 njerëz janë strehuar në shkolla, stadiume dhe strehimore të tjera të përkohshme dhe 800,000 persona janë pa ujë.

Përmbytjet kanë shkaktuar rrëshqitje dheu, shembjen e urave dhe shndërrimin e rrugëve në lumenj anembanë shtetit.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Brazilit, vëllimi i kësaj përmbytjeje ka tejkaluar vëllimin e përmbytjes së vitit 1941 dhe në disa qytete niveli i ujit ka arritur nivelin më të lartë në 150 vitet e fundit në këtë vend.

Sipas raportimeve, një digë e vendosur në një hidrocentral midis qyteteve Bento Gonçalves dhe Cotiporã u shkatërrua pjesërisht dhe përmbyti të gjitha qytetet aty pranë.

Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë nisur të hënën e kaluar dhe pritet të vazhdojnë edhe në dy ditët në vijim.

Klima e Amerikës së Jugut ndikohet nga fenomeni natyror “El Nino” i cili në mënyrë periodike ngroh sipërfaqen ujore dhe shkakton thatësirë në veri dhe reshje të dendura shiu në jug.

 

Tags