Rusi, stërvitje ushtarake me armë bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i157720-rusi_stërvitje_ushtarake_me_armë_bërthamore
Rusia do të zhvillojë një stërvitje ushtarake ku përfshihet edhe stërvitja për përdorimin e armëve taktike bërthamore.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 06, 2024 20:46 Europe/Tirane
  • Rusi, stërvitje ushtarake me armë bërthamore

Rusia do të zhvillojë një stërvitje ushtarake ku përfshihet edhe stërvitja për përdorimin e armëve taktike bërthamore.

Kjo stërvitje vjen pas atyre që ministria ruse e Mbrojtjes i cilësoi si “kërcënime provokuese nga zyrtarët perëndimorë”. Stërvitja ushtarake u urdhërua nga presidenti rus, Vladimir Putin për të testuar gatishmërinë e forcave bërthamore jo strategjike për të kryer misione luftarake.

“Një sërë masash do të zbatohen gjatë stërvitjes për të vënë në praktikë çështjet që lidhen me përgatitjen dhe përdorimin e armëve bërthamore jostrategjike. Rusia ka arsenalin më të madh të armëve bërthamore në botë. Operacioni synon të sigurojë integritetin territorial dhe sovranitetin e Rusisë në përgjigje të deklaratave provokuese dhe kërcënimeve nga disa zyrtarë perëndimorë kundër Federatës Ruse”, thuhet në deklaratën e ministrisë së Mbrojtjes.

Ditë më parë, Kremlini tha se stërvitja më e madhe ushtarake e NATO-s po zhvillohej në kufi me Rusinë me qëllim nisjen e një konflikti të armatosur mes Aleancës së Atlantikut dhe Moskës zyrtare.