May 07, 2024 20:12 Europe/Tirane
  • Ministria e Mbrojtjes e Britanisë nën sulm të madh kibernetik

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë është goditur nga një sulm i madh kibernetik, duke rezultuar në aksesin e paautorizuar të informacionit personal të personelit ushtarak të Mbretërisë së Bashkuar.

Serverët e ministrisë u infiltruan nga hakerë, të cilët morën të dhëna për zyrtarët dhe personelin aktual të shërbimit, ndërsa mediat britanike sugjeronin se sulmi kibernetik ishte kryer nga Kina.

Hakerët depërtuan me sukses në sistemet e listës së pagave, duke komprometuar informacionin personal të zyrtarëve të ministrisë, personelit aktual të shërbimit dhe veteranëve. Të dhënat e vjedhura përfshinin emrat e tyre dhe detajet bankare, raportoi Sky News, duke pretenduar se pas sulmit kibernetik qëndronin individë të lidhur me Kinën.

“Qeveria britanike nuk do të emërojë vendin e përfshirë në këtë sulm, por Sky News e kupton se ky vend është Kina,” thuhet në raportin e Sky News.

Në reagim, Ministria e jashtme e Kinës tha se "kundërshton dhe lufton me vendosmëri të gjitha format e sulmeve kibernetike dhe refuzon përdorimin politikisht të kësaj çështjeje për të njollosur vendet e tjera".

 

Tags