May 07, 2024 20:13 Europe/Tirane
  • Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Një shpërthim protestash pro-palestineze dhe përleshje me forcat policore në kampuset e kolegjeve amerikane ka ndikuar që të ketë mospajtime edhe mes diplomatëve që përpiqen të ndërmjetësojnë një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit në Lindjen e Mesme.

Thuhet se këto zhvillime po e vendosin presidentin e SHBA-së, Joe Biden, në një pozitë jo fort të mirë.

Kjo pasi ai gjendet mes të një krahu të majtë që kërkon paqe dhe mes amerikanëve të shqetësuar se trazirat po e prishin arsimin universitar dhe po përbëjnë kërcënim për rendin.

Policia amerikane gjatë javëve të fundit ka arrestuar më shumë se 2,000 protestues në dhjetëra kampuse të kolegjeve.

Për muaj të tërë, presidenti Biden u ka rezistuar thirrjeve nga e majta Demokratike për t’u larguar nga mbështetja e tij e zëshme për Izraelin.

Ai vazhdoi ta mbështeste Izraelin pavarësisht rrezikut të qartë politik dhe pavarësisht kritikave.

 

Tags