May 07, 2024 20:16 Europe/Tirane
  • Shefi i OKB-së i kërkon Izraelit të ndalë përshkallëzimin

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka shprehur shqetësim të thellë për sulmin ushtarak të Izraelit në qytetin jugor të Rafahut në Rripin e Gazës, duke i kërkuar regjimit pushtues sionist të ndalë përshkallëzimin e mëtejshëm dhe të angazhohet në bisedimet e vazhdueshme për armëpushim.

Guterres i bëri komentet të martën në një konferencë për shtyp, pasi ushtria izraelite mbylli kalimet Rafah dhe Kerem Shalom në kufi me Egjiptin.

“Jam i tronditur dhe i shqetësuar nga aktiviteti i rinovuar ushtarak në Rafah. Mbyllja e të dy vendkalimeve Rafah dhe Kerem Shalom është veçanërisht e dëmshme për një situatë tashmë të rëndë humanitare. Ato duhet të rihapen menjëherë”, tha Guterres.

Shefi i OKB-së paralajmëroi më tej Izraelin se një sulm në qytetin jugor Rafah do të ishte "një gabim strategjik, një fatkeqësi politike dhe një makth humanitar".

Ai gjithashtu i bëri thirrje regjimit izraelit "të ndalë çdo përshkallëzim dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive në bisedimet diplomatike në vazhdim", duke theksuar se "civilët kanë pësuar mjaft vdekje dhe shkatërrime" që nga fillimi i luftës në fillim të tetorit të vitit të kaluar.

"Mos bëni gabim - një sulm në shkallë të plotë në Rafah do të jetë një katastrofë njerëzore," tha Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

 

Tags