May 09, 2024 11:10 Europe/Tirane
  • Policia holandeze përleshet me studentët pro-palestinezë

Të mërkurën, policia holandeze u përlesh me studentë pro-palestinezë në Universitetin e Amsterdamit dhe i sulmoi ata me shkopinj gome.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, duke cituar agjencinë e lajmeve Reuters, protestuesit, të cilët kishin ngritur barriera me stola, dërrasa dhe tulla, u përpoqën të pengonin policinë që të ndërmerrte aksione me zjarrfikëse. Por policia i ka goditur studentët me shkopinj gome dhe ka i shkatërruar barrierat që studentët kishin ngritur. Gjithashtu, qindra protestues, të cilët i kishte larguar policia nga kampusi universitar, brohoritën parullën "Turp për ju!" nëpër rrugët përreth kampusit.

Të martën, policia holandeze u përlesh me një numër protestuesish në Universitetin e Amsterdamit dhe arrestoi 169 persona. Kanë kaluar gati shtatë muaj që nga fillimi i përleshjeve në Rripin e Gazës dhe nga vrasja e paprecedentë e palestinezëve nga forcat pushtuese të Kudsit.

Gama e protestave në vende të ndryshme të botës kundër gjenocidit të regjimit sionist në Gaza, kësaj radhe është shtrirë edhe nëpër universitete të tjera të botës. Universitetet e Berlinit, Frankfurtit, Lajpcigut dhe Bremenit dhe disa universitete të tjera gjermane së bashku me universitetet e Amerikës, Kanadasë, Holandës, Zvicrës, Francës dhe Anglisë, si dhe ato të disa vendeve të tjera janë bërë skenë e protestave kundër Izraelit.

Studentët protestues kanë bërë kërkesa të ndryshme, ndër të cilat edhe ndërprerja e bashkëpunimit me kompanitë dhe universitetet e regjimit sionist.

 

Tags