May 09, 2024 11:27 Europe/Tirane
  • Rezistenca e studentëve pro Gazës në Irlandë dha rezultat

Trinity College Dublin, universiteti më prestigjioz i Irlandës, ka njoftuar se do të ndërpresë lidhjet me kompanitë izraelite pas protestave të studentëve.

Gazeta "The Guardian" raportoi se studentët u dhanë fund protestave të tyre pasi drejtuesit e Trinity College të Dublinit (që ndodhet në Republikën e Irlandës) ranë dakord për t'i dhënë fund bashkëpunimit me kompanitë izraelite.

Trinity College Dublin është universiteti më i vjetër dhe më prestigjioz në Republikën e Irlandës dhe studentët e këtij universiteti një javë më parë kishin ngritur tenda në kampus dhe në të njëjtën kohë, grupe prej disa mijëra personash po protestonin përreth universitetit.

Ditën e djeshme, universiteti joqeveritar i Belgjikës, në një lëvizje të paprecedentë, pezulloi programin e tij kërkimor-teknologjik me qendrat akademike izraelite për shkak të gjenocidit të pushtuesve në Gaza. Në mars, katër universitete norvegjeze, OsloMet, Universiteti i Norvegjisë Juglindore, Universiteti i Bergenit dhe Fakulteti i Arkitekturës në Bergen, ndërprenë lidhjet e tyre me qendrat akademike izraelite për shkak të gjenocidit të vazhdueshëm ndaj popullit të Gazës nga ana e regjimit sionist.

Vala e protestave të studentëve kundër krimeve të regjimit pushtues izraelit, e cila u përhap nga Universiteti i Kolumbias në Amerikë në universitetet e tjera të vendit, tashmë ka mbërritur në Evropë dhe janë të pakta vendet që këto ditë nuk janë dëshmitare të protestave antisioniste në Evropë.

 

Tags