May 10, 2024 07:42 Europe/Tirane

Mbështetja e qarqeve akademike në mbarë botën për popullin e shtypur palestinez vazhdon.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, llogaria e përdoruesit e "Britannia Balarabi" në faqen e saj të përdoruesit në rrjetin social X ka publikuar fotografi të studentëve të Universitetit të Mançesterit në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët me të hyrë në një nga godinat e universitetit u takuan me presidenten e universitetit, Nancy Rothwell dhe i kërkuan që të plotësonte kërkesat e studentëve për bojkotimin e Izraelit. Forcat e policisë holandeze u përleshën edhe me studentët pjesëmarrës në demonstratën e solidaritetit me popullin palestinez në Universitetin e Amsterdamit. Studentët protestues të Universitetit të Amsterdamit kërkuan ndërprerjen e marrëdhënieve mes këtij universiteti dhe regjimit pushtues të Kodsit dhe theksuan se do të vazhdojnë aktivitetet e tyre deri në realizimin e kërkesës së tyre. Studentët e Universitetit britanik të Kembrixhit vazhduan gjithashtu protestën e tyre në mbështetje të Palestinës dhe protestës ndaj krimeve të regjimit pushtues të Kodsit në Rripin e Gazës. Universiteti “Malaga” në Spanjë është ende fusha e veprimtarisë së lëvizjes studentore ndërkombëtare në mbështetje të Palestinës dhe Gazës dhe në këtë universitet vazhdon protesta antisioniste dhe studentët vazhdojnë të kundërshtojnë luftën e Izraelit kundër Gazës. Studentët e Universitetit të Malagës, në Spanjë, kanë vendosur flamuj palestinezë dhe shkrime pëlhurash në mbështetje të popullit të këtij vendi në dyer dhe mure dhe kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të luftës kundër Gazës. Universiteti "Bogor" në Indonezi iu bashkua radhëve të universiteteve që janë ngritur në mbështetje të Palestinës dhe Gazës dhe në solidaritet me lëvizjen studentore ndërkombëtare dhe duke dënuar vazhdimin e luftës së regjimit sionist kundër Rripit të Gazës, u bë skena e një proteste studentore. Studentët e Universitetit Bogor mbanin në duar fotografitë e fëmijëve dëshmorë palestinezë, flamurin e kësaj toke dhe copa me shkrime mbi to me slogane në mbështetje të Palestinës dhe nevojës për ndalimin e luftës. Demonstratat studentore nisën më 17 prill në Universitetin Kolumbia në Shtetet e Bashkuara për të protestuar kundër vrasjes së regjimit sionist në Gaza. Kjo demonstratë ka qenë një pikë kthese për lëvizjet më të gjera që protestojnë kundër gjenocidit izraelit në Gaza. Që nga 7 tetori 2023, me mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve perëndimore, regjimi gjenocidal sionist ka nisur një masakër masive në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor të lumit Jordan kundër popullit të pambrojtur dhe të shtypur të Palestinës. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë palestineze, pas 216 ditësh sulme të vazhdueshme të ushtrisë së regjimit sionist ndaj banorëve të Rripit të Gazës, numri i dëshmorëve palestinezë në këtë zonë u rrit në 34.904 persona. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe janë lënduar 78.514 palestinezë nga sulmet e regjimit sionist.

 

Tags