Blinken: Putini nuk po i arrin qëllimet në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i158014-blinken_putini_nuk_po_i_arrin_qëllimet_në_ukrainë
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka realizuar një vizitë të papritur në Ukrainë në mes të një ofensive të re ruse.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 14, 2024 20:42 Europe/Tirane
  • Blinken: Putini nuk po i arrin qëllimet në Ukrainë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka realizuar një vizitë të papritur në Ukrainë në mes të një ofensive të re ruse.

“Shtetet e Bashkuara kanë qenë pranë jush që nga dita e parë. Ne jemi me ju sot dhe do të qëndrojmë pranë jush”, pohoi ai.

“Ju i keni mohuar Putinit qëllimin kryesor – fshirjen e Ukrainës nga harta”, tha Sekretari amerikan i Shtetit.

Ai vuri në dukje se presidenti amerikan, Joe Biden rifilloi dërgesat e municioneve në shtetin ukrainas “brenda një minute” pasi Kongresi miratoi një paketë ndihme prej 61 miliardë dollarësh.

“Ne po e sjellim Ukrainën më afër dhe më pas në NATO”, pohoi zyrtari amerikan dhe shtoi se “ne do të sigurohemi që ura e Ukrainës me NATO-n të jetë e fortë”.

Armët nga një paketë e re ndihme amerikane për Ukrainën kanë filluar të mbërrijnë në vijën e parë të frontit.

Kjo pasi që pas një viti ngërçi politik në SHBA, presidenti Joe Biden miratoi mbështetje ushtarake me vlerë pothuajse 61 miliardë dollarë në prill.

Të paktën 8 miliardë dollarë do të përdoren për të ri-furnizuar Ukrainën me raketa dhe municion.