May 25, 2024 20:45 Europe/Tirane
  • Rusia merr nën kontroll një tjetër rajon të Ukrainës

Rusia tha më 25 maj se ushtria e saj ka marrë kontrollin edhe të një fshati tjetër në lindje të Ukrainës.

Ky është përfitimi i fundit territorial nga Moska gjatë pushtimit të Ukrainës. Ky fshat i vogël në vijën e frontit gjendet afër qytetit Oçertejne, të cilit Rusia pretendoi e ka marrë më herët nën kontroll.

Policia ukrainase, ndërkaq, tha se tre persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën gjatë sulmeve ruse në Donjeck, ku janë regjistruar më shumë se 1.800 sulme ditën e kaluar.

Rusia nisi një ofensivë në rajonin e Harkivit më 10 maj, teksa forcat ukrainase po përballen me mungesë të theksuar të armatimit dhe të trupave.

 

Tags