Putin: Perëndimi duhet të kuptojë me kë po luan!
(last modified Tue, 28 May 2024 18:51:04 GMT )
May 28, 2024 20:51 Europe/Tirane
  • Putin: Perëndimi duhet të kuptojë me kë po luan!

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se sulmi i fundit në rajonin Kharkiv ishte  provokuar nga vetë Perëndimi.

Deklarata e tij vjen pas sulmit në një qendër tregtare në Kharkiv ku mbetën të vdekur 18 persona. Sipas Sky News, Putin tha se Ukraina ka injoruar paralajmërimet që iu bënë për ndalimin e sulmeve ndaj rajonin rus të Belgorodit.

Duke mbajtur një fjalim të martën, presidenti rus tha se sulmet në Belgorod këtë muaj u kryen duke përdorur armë të siguruara nga Perëndimi, armë të cilat mund të viheshin në funksion vetëm nga specialistë perëndimorë.

“Perëndimi duhet të kuptojë se me kë po luan,” paralajmëroi Putin.

Qyteti Kharkiv mbetet një fokus kryesor pasi Rusia hapi një front të ri në kufirin verilindor. Kur u pyet për bisedimet e mundshme të paqes me Ukrainën, Putin fajësoi Kievin për refuzimin e negociatave. Ai tha se Rusia nuk i kishte braktisur kurrë bisedimet e paqes dhe ishte gati të rikthehej në bisedime.

“Është Ukraina që refuzoi bisedimet e paqes. Ata nuk duan të bien dakord, por po përpiqen të ndryshojnë situatën në fushën e betejës. Në atë rast, do të ketë më shumë humbje ukrainase,” tha Putin.

 

Tags