Pas Gjermanisë, në rrezik për përmbytje edhe Italia
Shiu i dendur dhe përmbytjet kanë goditur disa pjesë të Gjermanisë dhe Italisë, me qindra qytetarë të paralajmëruar që të largohen nga shtëpitë e tyre dhe disa të zhdukur.
Bëhet e ditur se pjesë të Gjermanisë Jugore janë nën paralajmërimin e përmbytjeve, me nivelet më të larta të shiut ne Swabia, Allgäu dhe Bavaria.
Ndërkohë, në Augsburg është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve ekstreme dhe rritjes së nivelit të ujit, raporton euronews.
Gjithashtu, i prekur dhe i rrezikuar nga përmbytjet është edhe rajoni i Liqenit të Konstancës.
Raportohet se në rrezik për të shpërthyer nga shtrati janë edhe lumenjtë në veri si Danubi dhe degët e tjera të tij.
Ndërsa në Itali tre të rinj janë zhdukur që nga orët e para të pasdites së të shtunës për shkak të përmbytjes së lumit Natisone në verilindje.