Kongresi i SHBA miratoi planin për të sanksionuar Gjykatën Penale Ndërkombëtare
(last modified Wed, 05 Jun 2024 06:58:35 GMT )
Qershor 05, 2024 08:58 Europe/Tirane
  • Kongresi i SHBA miratoi planin për të sanksionuar Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për arrestimin e zyrtarëve izraelitë, Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA miratoi planin e sanksioneve ndaj gjykatës në mbështetje të plotë të Tel Avivit.

Sipas IRNA, plani për të sanksionuar zyrtarët e Gjykatës Penale Ndërkombëtare në rast hetimi ose gjykimi të zyrtarëve izraelitë u miratua me 247 vota pro dhe 155 vota kundër në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së dhe pothuajse të gjithë Republikanët të pranishëm në këtë takim të Dhomës së Përfaqësuesve votuan pro. Nëse plani miratohet plotësisht nga Kongresi i SHBA-së dhe kthehet në ligj, projektligji do t'i kërkojë presidentit amerikan që të vendosë sanksione ndaj atyre zyrtarëve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, të cilët "bëjnë çdo përpjekje për të hetuar, ndjekur, arrestuar ose dënuar penalisht çdo person të mbrojtur nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj”. Ky veprim ndodhi pasi prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare Karim Khan në një konferencë për shtyp njoftoi se ai po përpiqet të lëshojë një urdhër arresti për kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe ministrin izraelit të luftës Yoav Galant për krime lufte në Rripin e Gazës. Në të njëjtën kohë, Benjamin Netanyahu, Kryeministri i regjimit izraelit, formoi një grup pune të posaçëm të përbërë nga një grup avokatësh dhe zyrtarësh të lartë ligjorë dhe po përpiqet të parandalojë çdo ndjekje penale ndërkombëtare të zyrtarëve politikë, komandantëve dhe ushtarëve izraelitë nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Tags