Benny Gantz sot do të largohet nga kabineti i Netanyahut
https://parstoday.ir/sq/news/world-i158930-benny_gantz_sot_do_të_largohet_nga_kabineti_i_netanyahut
Burime të informuara kanë thënë për një media amerikane se një nga ministrat e kabinetit emergjent të Benjamin Netanyahut të shtunën do të njoftojë largimin e tij nga ky kabinet.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 08, 2024 08:54 Europe/Tirane
  • Benny Gantz sot do të largohet nga kabineti i Netanyahut

Burime të informuara kanë thënë për një media amerikane se një nga ministrat e kabinetit emergjent të Benjamin Netanyahut të shtunën do të njoftojë largimin e tij nga ky kabinet.

“Benny Gantz” të shtunën do të shpallë tërheqjen e partisë së tij nga kabineti i urgjencës i Benjamin Netanyahu, i cili u formua pas 7 tetorit, njoftoi uebfaqja Axios, duke cituar burime të informuara. Vendimi vjen pas përfundimit të një afati të caktuar nga Gantz muajin e kaluar, për të avancuar një plan të qartë "për të arritur fitoren" në Gaza. Pavarësisht kësaj, veprimi i Benny Gantz nuk do të çojë në rënien e koalicionit të Netanyahut, i cili aktualisht mban 64 vende në Knesset. Por largimi i Gantz pritet të krijojë më shumë paqëndrueshmëri në kabinetin e Netanyahut dhe do të intensifikojë krizën politike të regjimit sionist sidomos pas dështimeve të Izraelit në luftën e Gazës. Benny Gantz, i cili është një nga ministrat e kabinetit të luftës të Netanyahut, ka marrëdhënie më të mira me qeverinë e Joe Biden në Amerikë. Axios pretendon se largimi i tij mund të intensifikojë presionin amerikan dhe ndërkombëtar ndaj Netanyahut. Kabineti i urgjencës i Izraelit u formua katër ditë pas sulmit të 7 tetorit, i njohur si "stuhia Al-Aksa" dhe Benny Gantz, një nga kundërshtarët e Netanyahut, iu bashkua këtij kabineti.