Qershor 08, 2024 20:46 Europe/Tirane
  • Kolumbia vendos sanksione tregtare ndaj regjimit izraelit

Vendi i parë i Amerikës Latine që vendos sanksione ndaj regjimit sionist, Kolumbia do të ndalojë eksportin e qymyrit në territoret e pushtuara në mënyrë që të ushtrojë presion mbi regjimin izraelit për t'i dhënë fund luftës së tij të përgjakshme kundër Rripit të Gazës, raportoi të shtunën më 8 qershor gazeta spanjolle El País, duke cituar Ministrinë Kolumbiane të Tregtisë, Industrisë dhe Turizmit.

Sanksionet tregtare të vendosura nga Kolumbia ndaj regjimit të Tel Avivit shkojnë përtej masave diplomatike të marra deri më tani.

Vendimi, i mbështetur nga ministritë kolumbiane të Punëve të Jashtme, Financave dhe Minierave dhe Energjisë, do të zbatohet pasi të nënshkruhet nga presidenti kolumbian Gustavo Petro, i cili aktualisht ndodhet në Zvicër për të marrë pjesë në konferencën e paqes për Ukrainën.

Duke qenë se Kolumbia është furnizuesi më i madh i Izraelit me lëndë djegëse fosile, ky vendim mund të ndikojë ndjeshëm në marrëdhëniet tregtare midis Bogotës dhe Tel Avivit.

Duhet të theksohet se në vitin 2023 Kolumbia i shiti regjimit izraelit afërsisht 450 milionë dollarë qymyr, sipas Bloomberg.

Vendimi i qeverisë kolumbiane u mor pasi Bogota njoftoi në maj 2024 se kishte ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me regjimin e Tel Avivit, për shkak të luftës brutale kundër Rripit të Gazës.

 

Tags