Qershor 16, 2024 11:06 Europe/Tirane
  • Hulumtimi mbi ndikimin e gjenocidit tek njerëzit, shkarkon profesoreshën amerikane

Pars Today- Një nga profesorët e Universitetit DePaul në shtetin e Çikagos u pushua nga puna pasi u ofroi një detyrë fakultative studentëve të tij në lidhje me luftën e Gazës.

Anne D'aquino-s i është ndaluar që nga muaji i kaluar të japë mësim në departamentin e shkencave shëndetësore të këtij universiteti. Anne D'Aquino paraqiti një detyrë fakultative muajin e kaluar dhe u kërkoi studentëve të vlerësojnë ndikimin e gjenocidit në Gaza në shëndetin dhe biologjinë e njeriut. Pak ditë më parë, Daquino përmendi këtë çështje publikisht për herë të parë në një konferencë shtypi dhe tha: Shkarkimi im është një shkelje e lirisë akademike dhe një shembull tjetër i përpjekjeve të kësaj administrate për të kthyer çdo diskutim për Palestinën në pretendime të rreme për antisemitizëm. Për të mbështetur këtë profesor, rreth 50 veta u mblodhën rreth universitetit DePaual. Ata valëvitën flamujt palestinezë dhe mbanin tabela që shkruanin: Liria akademike përfshin Palestinën. Ndërkohë, studentët dërguan një peticion në zyrën e administratës në godinën e Shkencave të Universitetit DePaul, duke kërkuar kthimin e zonjës D'Aquino. Versioni i printuar i këtij peticioni ka marrë më shumë se 1500 nënshkrime. Daquino rreth tre javë më parë paraqiti një kërkesë për rishqyrtim të vendimit për pezullimin e saj nga puna dhe ende nuk ka marrë një përgjigje përfundimtare nga zyrtarët e universitetit. Sipas raportimeve të fundit, më shumë se 37,000 palestinezë janë martirizuar dhe më shumë se 85,000 janë plagosur që nga fillimi i raundit të ri të sulmeve të regjimit sionist në Gaza më 7 tetor 2023.

Tags