Qershor 19, 2024 13:02 Europe/Tirane
  • Namazi i Kurban Bajramit në Pakistan
    Namazi i Kurban Bajramit në Pakistan

Pars Today - Namazi i Kurban Bajramit u mbajt me praninë entuziaste të myslimanëve në vende të ndryshme të botës, përfshirë Pakistanin.

Pas faljes, besimtarët u lutën për palestinezët dhe deklaruan distancimin e tyre kundrejt Izraelit, si dhe brohoritën slogane kundër regjimit sionist. Në Pakistan, miliona muslimanë, duke përfshirë shiitë dhe sunitë, falën namazin e Kurban Bajramit në mënyrë madhështore, duke treguar kështu unitet dhe integritet. Ata gjithashtu shprehën mospranimin e regjimit sionist nga ana e tyre dhe u lutën për lirinë e Palestinës. Sipas Pars Today, ceremonia më e madhe e lutjes së Fitër Bajramit u mbajt në xhaminë Faisal në Islamabad dhe në xhaminë Shahi në Lahore, kryeqyteti i shtetit Punjab, me praninë e dhjetëra mijëra njerëzve. Edhe presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari dhe kryeministri i këtij vendi, Shahbaz Sharif, uruan bashkatdhetarët e tyre dhe myslimanët e botës me rastin e Kurban Bajramit, si dhe shprehën solidaritetin me kombin e shtypur palestinez dhe bënë thirrje populli të tyre të lutet për t'i dhënë fund vuajtjeve dhe dhimbjeve të popullit të Gazës. Në mesazhin e tij, Shahbaz Sharif shprehu keqardhjen e tij për krimet izraelite në Gaza dhe Rafah dhe theksoi se muslimanët gjatë Bajramit nuk duhet të harrojnë popullin e shtypur të Palestinës. Në qytetin e Islamabadit, lutja e Kurban Bajramit u mbajt nga protestuesit në sheshin e Gazës në zemër të kryeqytetit pakistanez dhe më pas pjesëmarrësit thirrën "La Bejk Al- Aksa" dhe "Vdekje Izraelit". Namazet e Kurban Bajramit u mbajt në qytete të ndryshme të këtij vendi, së bashku me vëllezërit e tyre fetarë në xhaminë e kompleksit rezidencial të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Islamabad dhe në shtëpitë e kulturës iraniane në qytetet Karaçi, Lahore, Quetta dhe Peshavar. Udhëheqësit fetarë, grupet islame dhe partitë e Pakistanit gjithashtu i kanë bërë thirrje popullit pakistanez me rastin e ardhjes së Kurban Bajramit të kenë unitet, vëllazëri dhe bashkim dhe në këtë ditë madhështore të tregojnë unitet kundër elementëve anti-islamikë dhe atyre që synojnë të abuzojnë dhe kundërshtojnë fenë islame duke mbjellë farën e përçarjes dhe rebelimit mes muslimanëve.

Tags