Qershor 22, 2024 12:42 Europe/Tirane
  • Amerika e shqetësuar për efikasitetin e Kupolës së Hekurt të Izraelit

Pars Today - Burimet amerikane raportuan se Uashingtoni është i shqetësuar për mundësinë që sistemi izraelit i mbrojtjes ajrore i njohur si "Kupola e Hekurt" të bëhet joefektiv kundrejt sulmeve të Hezbollahut të Libanit.

CNN citoi tre zyrtarë amerikanë të thoshin se disa zyrtarë në Uashington janë seriozisht të shqetësuar se në rast të një lufte gjithëpërfshirëse midis regjimit sionist dhe Libanit, Hezbollahu do të jetë në gjendje të kapërcejë mbrojtjen ajrore të regjimit sionist në veri të Palestinës së pushtuar, veçanërisht sistemin Kupola e Hekurt. Sipas Pars Today, ky shqetësim ekziston edhe tek autoritetet e regjimit sionist, kjo sepse Kupola e Hekurt është në qendër të objektivave të arsenalit të madh të raketave të Hezbollahut dhe dronëve të tij. Seyed Hassan Nasrullah, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit, të mërkurën përmendi zhdukjen e imagjinatës për fuqinë parandaluese të regjimit sionist, duke deklaruar se Hezbollahu ka luftuar vetëm me një pjesë të vogël të aftësive të tij ushtarake ndërkohë që është i pajisur me armë të reja të cilat do t'i tregojë në terren. Sistemi Kupola e Hekurt i regjimit sionist, gjatë ditëve të fundit është sulmuar disa herë me sukses nga Hezbollahu libanez. Ndërkohë, Hezbollahu i Libanit të martën publikoi një video të titulluar "Çfarë solli Hod-Hodi". Ne këtë video janë zbuluar informacione të pozicioneve izraelite brenda Palestinës së pushtuar, si sistemet e mbrojtjes ajrore duke përfshirë sistemin Kupola e Hekurt, bazat detare dhe gjirin Haifa. Mediat sioniste kanë shprehur habi për depërtimin e lehtë të dronit zbulues të Hezbollahut libanez në thellësi të Palestinës së pushtuar, i cili ka mbledhur informacione të ndjeshme rreth pozicioneve strategjike të regjimit sionist, duke përfshirë bazat e raketave, vendndodhjet e armëve, sistemin e Kupolës së Hekurt, portet dhe anijet e regjimit sionist në portin strategjik të Haifës. Që nga 7 tetori 2023, me mbështetjen e plotë të vendeve perëndimore, regjimi sionist ka nisur një masakër të re masive në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor kundër popullit të pambrojtur dhe të shtypur të Palestinës. Nga ana tjetër, rezistenca palestineze në Gaza dhe grupet e tjera të rezistencës në Liban, Irak, Jemen dhe Siri kanë paralajmëruar regjimin pushtues se do të paguajnë për krimet e tij. Sipas raportimeve të fundit, më shumë se 37,000 palestinezë janë martirizuar dhe më shumë se 85,000 janë plagosur që nga fillimi i raundit të ri të sulmeve të regjimit sionist në Gaza më 7 tetor 2023. Regjimi izraelit u krijua në vitin 1917 me projektin e kolonializmit britanik dhe nëpërmjet imigrimit të hebrenjve nga vende të ndryshme në tokën palestineze në vitin 1948 u shpall ekzistenca e tij. Që atëherë, janë zbatuar plane të ndryshme për vrasje masive dhe për të kryer gjenocid kundër popullit palestinez, për të vënë nën kontroll të gjithë tokën e tyre.

Tags