Ulyanov: Perëndimi ka dështuar në sanksionet kundër Rusisë
Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në organizatat ndërkombëtare në Vjenë tha: "Sanksionet perëndimore kundër Rusisë kanë dështuar."
Mikhail Ulyanov, përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në organizatat ndërkombëtare në Vjenë, tha: "Banka Botërore e njeh Rusinë si një vend me të ardhura të larta, gjë që tregon joefikasitetin dhe mosndikimin e sanksioneve perëndimore kundër Rusisë."
Sipas Mikhail Ulyanov, "Banka Botërore e ka përfshirë së fundmi Rusinë në listën e vendeve me “të ardhura të larta”, ndërsa më parë Rusia ishte përfshirë në listën e vendeve me “të ardhura në rritje”. Kjo tregon se presionet dhe sanksionet perëndimore kundër Moskës nuk kanë patur asnjë efekt dhe ndërhyrja perëndimore është përballur me një dështim të turpshëm."
Pavarësisht sanksioneve perëndimore kundër Rusisë, Moska ka arritur të fitojë 30.9 miliardë dollarë në marrëveshjet tregtare me vendet mike dhe aleate të saj.
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, vendet perëndimore kanë vendosur mijëra sanksione kundër Rusisë dhe e kanë kthyer këtë vend në destinacionin e sanksioneve më të rënda në botë. Qëllimi kryesor i sanksioneve ndërkombëtare, të cilat mbulojnë gjithçka, që nga individët tek industritë e rëndësishme për ekonominë e vendit, ka qenë izolimi i Moskës dhe i klientëve të Rusisë.