Amerika frikësohet nga rritja e bashkëpunimit të Rusisë dhe Indisë
(last modified Tue, 09 Jul 2024 09:01:34 GMT )
Korrik 09, 2024 11:01 Europe/Tirane
  • Amerika frikësohet nga rritja e bashkëpunimit të Rusisë dhe Indisë

Pars Today- Kryeministri i Indisë vizitoi Moskën për herë të parë që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë. Ky udhëtim ka shqetësuar autoritetet amerikane.

Duke iu referuar vizitës së kryeministrit indian në Rusi, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, tha: Shtetet e Bashkuara kanë ngritur shqetësimet e tyre për marrëdhëniet e Indisë me Rusinë. Sipas Pars Today, “Miller” duke shprehur shqetësimin për zgjerimin e marrëdhënieve mes Indisë dhe Rusisë, i kërkoi Nju Delhit që t’i jepte paralajmërimet e nevojshme Rusisë në lidhje me luftën në Ukrainë. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të SHBA-së lidhur me këtë tha: "Shpresoj që India dhe çdo vend që angazhohet me Rusinë do t'i thonë asaj qartë që të respektojë Kartën e OKB-së, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës." Amerika është një nga mbështetësit kryesorë të zgjerimit të NATO-s drejt lindjes për të kërcënuar Rusinë dhe për të mbështetur Ukrainën në këtë luftë. Kryeministri indian, i cili ka mbërritur në Moskë për një vizitë dy-ditore për herë të parë që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë, të hënën u takua me Putinin në rezidencën e Presidentit rus në Novo Ugarevo.  Pas këtij takimi, “Modi” në rrjetin social X duke thënë se mezi pret fillimin e bisedimeve zyrtare me “Vladimir Putin” ka shkruar: Një udhëtim në Moskë dhe bisedimet me presidentin rus do të forcojnë më tej miqësinë mes dy vendeve. Sot janë paraparë të zhvillohen negociatat zyrtare të delegacioneve të dy vendeve. Gjatë këtyre negociatave, palët pritet të fokusohen në axhendën ekonomike, bashkëpunimin në sektorin e energjisë, tregtisë, si dhe prodhimin dhe furnizimin me plehra kimike. Duke marrë parasysh krizën në Ukrainë dhe sanksionet e vendosura nga Perëndimi, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, kundër Rusisë, zgjerimi i bashkëpunimit midis Moskës dhe Nju Delhit ka një rëndësi të madhe për Rusinë. Rusia e konsideron shumë të rëndësishme thellimin e marrëdhënieve me aleatët e saj për t'u përballur me presionet politike dhe ekonomike të Perëndimit. Nju Delhi dhe Kremlini kanë mbajtur lidhje të ngushta që nga Lufta e Ftohtë dhe Rusia për një kohë të gjatë ishte furnizuesi më i madh i armëve në Indi.  Në të njëjtën kohë, India është bërë një blerës kryesor i naftës ruse, duke i siguruar Moskës tregun e eksportit që i nevojitet pas humbjes së kontaktit me blerësit tradicionalë në Evropë.

 

Tags