Humbje prej më shumë se 60 miliardë dollarësh e kompanisë Microsoft
(last modified Sat, 20 Jul 2024 19:01:57 GMT )
Korrik 20, 2024 21:01 Europe/Tirane
  • Humbje prej më shumë se 60 miliardë dollarësh e kompanisë Microsoft

Microsoft humbi më shumë se 60 miliardë dollarë për shkak të rënies së vlerës së aksioneve të saj. Gjithashtu, kjo avari ka shkaktuar dëme miliarda dollarëshe në kompanitë ndërkombëtare dhe institucionet globale.

Një çrregullim i gjerë teknik përfshiu botën dhe ndërpreu sistemet kompjuterike në shumë prej objekteve kritike të botës, linjat ajrore ndërkombëtare, bankat dhe transportin.

Ka shumë arsye pas këtij defekti të paprecedentë, ndër të cilat më e dukshme është një mangësi teknike në sistemin publik të Microsoft-it, i cili sipas punonjësve të kompanisë, mund të jetë shkaktuar nga një përditësim i lëshuar nga kompania e softuerit të sigurisë kibernetike "CrowdStrike".

Një numër i madh institucionesh financiare dhe kompanish globale raportuan për shfaqjen e problemeve në pajisjet kompjuterike ose atë që quhet "User Screen Errors", duke përfshirë bankat dhe linjat ajrore shumëkombëshe.

Fluturimet u ndaluan në shumë aeroporte ndërkombëtare, më të rëndësishmit prej tyre në Aeroportin e Berlinit dhe Aeroportin e Amsterdamit, të cilët konsiderohen si aeroportet më të ngarkuar në Evropë.

 

Tags