Harris, alternativa më serioze e demokratëve nëse Biden tërhiqet
https://parstoday.ir/sq/news/world-i160548-harris_alternativa_më_serioze_e_demokratëve_nëse_biden_tërhiqet
Në një artikull, media amerikane e ka identifikuar zëvendësen e presidentit Bideni, Kamala Harris, si opsionin më serioz të Partisë Demokratike nëse Joe Biden tërhiqet nga zgjedhjet.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 20, 2024 21:07 Europe/Tirane
  • Harris, alternativa më serioze e demokratëve nëse Biden tërhiqet

Në një artikull, media amerikane e ka identifikuar zëvendësen e presidentit Bideni, Kamala Harris, si opsionin më serioz të Partisë Demokratike nëse Joe Biden tërhiqet nga zgjedhjet.

Shumë figura në Partinë Demokratike kanë pëshpëritur prej kohësh për tërheqjen e Bidenit nga zgjedhjet, por procesi i gjetjes së një zëvendësuesi për të është aq i ndërlikuar dhe i pasigurt saqë edhe kritikët më seriozë të Bidenit madje, nuk e kanë kundërshtuar publikisht kandidaturën e tij, sepse shqetësohen se procesi i gjetjes së një zëvendësuesi për presidentin Biden do ta përkeqësojë edhe më shumë situatën e demokratëve.

Sondazhet e brendshëm të Partisë Demokratike tregojnë se Harris ka kontribuar më shumë në rritjen e entuziazmit të mbështetësve të Partisë Demokratike dhe do të jetë e përshtatshme për t'u paraqitur si kandidate nga kjo parti.

Gjithashtu, shumë besojnë se Harris mundet ta nisë fushatën e saj elektorale sa më shpejt të jetë e mundur, dhe demokratët po mendojnë gradualisht se ndoshta ajo mund të zhvillojë një fushatë aktive dhe konkurruese kundër ish-presidentit Trump.

Biden, i cili aktualisht është i infektuar me virusin korona, ka njoftuar se do ta fillojë me forcë fushatën e tij pas shërimit. Prandaj, shumë demokratë aktualisht po i shmangen çështjes së zëvendësimit të Bidenit. Megjithatë, dhjetëra demokratë i kanë thënë CNN-it se nëse një gjë e tillë nuk ndodh, ata nuk kanë në mendje ndonjë opsion tjetër përveç Harrisit.