OBSH konfirmon virusin e poliomielitit në Gaza
Përhapja e poliomielitit në Rripin e Gazës ka ngritur shqetësime në mesin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ndërkohë që mizoritë e regjimit pushtues në Rripin e Gazës vazhdojnë.
Përhapja e poliomielitit në rajon dhe kërcënimi që paraqet për refugjatët palestinezë ka ngritur shqetësime te mjekët. Kreu i spitalit Kamal Advan në veri të Rripit të Gazës tha: Të gjitha ndërlikimet dhe shenjat e transmetimit dhe shpërthimit të poliomielitit janë të pranishme në veri të Rripit të Gazës. Ai tha: Të gjithë këta faktorë kontribuojnë në përhapjen e poliomielitit dhe për shkak të mungesës së vaksinimit po përballemi me një fatkeqësi shëndetësore. Virusi shumë ngjitës i poliomielitit është identifikuar në Rripin e Gazës të shkatërruar nga lufta, ku refugjatët palestinezë kanë frikë se mungesa e qasjes në ujë të pijshëm të sigurt mund të çojë në sëmundje vdekjeprurëse. Edhe sëmundjet e lëkurës kërcënojnë jetën e fëmijëve në Gaza. Mungesa e objekteve bazë të jetesës për shkak të rrethimit, si dhe lufta gjenocidale e regjimit izraelit kundër civilëve në Rripin e Gazës, kanë vënë në rrezik banorët e zonës, veçanërisht fëmijët.