Biden tërhiqet nga zgjedhjet në SHBA
Të dielën, në një lëvizje të papritur, presidenti amerikan Joe Biden duke publikuar një mesazh në rrjetin social X u tërhoq zyrtarisht nga gara për zgjedhjet presidenciale amerikane si kandidat demokrat.
Sipas Guardian, presidenti amerikan Joe Biden, i cili supozohej të konkurronte me ish-presidentin republikan Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA, duke publikuar këtë mesazh ka njoftuar zyrtarisht dorëheqjen e tij. “Joe Biden” në një letër për këtë shkruante: Besoj se është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit tim që të tërhiqem nga gara dhe të fokusohem vetëm në përmbushjen e detyrave të mia si president për pjesën e mbetur të mandatit tim. 81-vjeçari Biden, i cili ishte nën presion të madh nga anëtarët e partisë së tij për këtë detyrë, më parë kishte thënë se do të tërhiqej nga gara vetëm nëse do të diagnostikohej nga mjekët me ndonjë sëmundje. Duke mbështetur kandidaturën e Kamala Harris, nënpresidentes së tij të parë, Biden gjithashtu njoftoi se do të flasë më vonë me njerëzit e vendit të tij. Lajmi befasues i tërheqjes së Joe Biden nga fushata elektorale është bërë i ditur nga vetë ai ndërkohë që kanë mbetur më pak se katër muaj për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara dhe gjatë javëve të fundit ka pasur dyshime për gjendjen e tij fizike dhe mendore, veçanërisht pas debatit me Donald Trump. Donald Trump, rivali i Joe Biden, pas lajmit për dorëheqjen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara tha: Mashtruesi Joe nuk ishte i kualifikuar për t'u emëruar dhe sigurisht nuk ishte i kualifikuar për të kryer detyrat e tij. Donald Trump gjithashtu në një intervistë për CNN tha se ai mendon se do të jetë më e lehtë që të mposht Kamala Harris sesa Biden.