Hapja kontroversiale e Lojërave Olimpike Paris 2024
Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Paris 2024 shkaktoi reagime dhe protesta të shumta në rrjetet sociale.
Në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Paris 2024 u interpretuan pjesë që kishin të bënin me sloganet e vendit pritës, Francës, por kritikat dhe protestat nisën për shkak se promovimi i homoseksualitetit luajti një rol të spikatur në hapjen e Lojërave Olimpike.
Gjithashtu, në një pjesë të ceremonisë së hapjes, ka pasur një shfaqje në terren në një mënyrë që publikut i ka kujtuar plotësisht pikturën "Darka e Fundit" të Da Vinçit.
"Darka e Fundit" është një pikturë e famshme e artistit italian Leonardo da Vinci që përshkruan praninë e Jezusit në mesin e apostujve në natën para ngritjes së tij në qiell.
Tallja me këtë pikturë shkaktoi edhe protestën e shumë të krishterëve në mbarë botën. Disa francezë e kanë kritikuar këtë çështje në rrjetet sociale dhe i kanë konsideruar këto çështje jo si simbol të kulturës franceze, por si ndikim të një pakice politike dhe partive të majta në në këtë ceremoni. Ata thonë se për të qetësuar të majtët dhe për të shmangur kritikat e tyre, Komiteti Organizativ i Lojërave Olimpike ka trajtuar temat e preferuara të të majtëve në ceremoninë e hapjes.
Gjithashtu, shumë evropianë, duke krahasuar pjesët kulturore të hapjes së Lojërave Olimpike Paris 2024 dhe Lojërave Olimpike Londër 2012, e konsideruan këtë hapje si një shenjë të rënies kulturore të Evropës.
Para hapjes së Lojërave Olimpike, evakuimi i një aeroporti për shkak të kërcënimit për vendosje bombash dhe sabotimeve në hekurudha, që çoi në çrregullimin e orarit të trenave, krijoi shumë margjina për këtë edicion të Lojërave Olimpike.
Nga ana tjetër, reshjet e dendura të shiut ditën e hapjes (e premte, 26 korrik) shkaktuan probleme edhe në sinjalet satelitore për disa minuta.
Mosmarrja në konsideratë e sajimit të një strehe kur binte shi, shkaktoi shumë vështirësi për krerët e vendeve të botës që morën pjesë në këtë ceremoni.
Para fillimit të Lojërave Olimpike të Parisit, shumë aktivistë të të drejtave të njeriut kërkuan që të ndalohej pjesëmarrja e sportistëve izraelitë për shkak të krimeve të regjimit sionist, gjë që nuk ndodhi.
Mirëpo, kur kaloi karvani i regjimit sionist, sportistët e këtij regjimi u fishkëllyen nga të pranishmit në ceremoninë e hapjes.