Protestuesit australianë i kërkuan qeverisë të sanksionojë regjimin sionist
(last modified 2024-07-28T07:30:44+00:00 )
Korrik 28, 2024 09:30 Europe/Tirane
  • Protestuesit australianë i kërkuan qeverisë të sanksionojë regjimin sionist

Të shtunën, protestuesit pro-palestinezë në Australi i kërkuan kryeministrit Anthony Albanese të sanksionojë regjimin izraelit për kryerjen e krimeve në Rripin e Gazës.

Sipas IRNA, rrjeti ABC News raportoi se me dhjetëra protestues demonstruan përpara Këshillit të Qytetit të Sidneit gjatë konferencës së Partisë Laburiste në pushtet në Australi. Protestuesit iu drejtuan Albanese, i cili mbajti një fjalim në këtë konferencë dhe thanë: “Albaneses i janë lyer duart me gjak” dhe “Palestina e lirë”. Ata mbanin flamuj palestinezë dhe i kërkuan qeverisë australiane të sanksionojë regjimin sionist për vrasjen e më shumë se 39,000 palestinezëve në Rripin e Gazës. Jana Fayaz, një anëtare e grupit "Aksioni për Palestinën", tha: Çdo veprim që kemi parë nga qeveria e Albanese në 9 muajt e fundit ka treguar vetëm një gjë, se ai është bashkëpunëtor në vrasjen dhe vendosi të margjinalizojë komunitetin palestinez. Disa anëtarë të Partisë Laburiste Australiane më parë kishin dhënë dorëheqjen në shenjë proteste ndaj politikave të këtij vendi ndaj Gazës.   Canberra ka bërë thirrje për një armëpushim në Gaza, por nuk e ka njohur shtetin palestinez. Ministria e Shëndetësisë e Gazës njoftoi të shtunën se 39.258 palestinezë janë martirizuar dhe 90.589 palestinezë janë plagosur që nga fillimi i sulmeve të regjimit sionist në Rripin e Gazës.

Tags