Amerika anulon gjithashtu fluturimet e saj drejt Izraelit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i160926-amerika_anulon_gjithashtu_fluturimet_e_saj_drejt_izraelit
Linjat ajrore amerikane njoftuan të mërkurën në mbrëmje se do të anulojnë fluturimet e tyre drejt Izraelit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 01, 2024 07:46 Europe/Tirane
  • Amerika anulon gjithashtu fluturimet e saj drejt Izraelit

Linjat ajrore amerikane njoftuan të mërkurën në mbrëmje se do të anulojnë fluturimet e tyre drejt Izraelit.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, duke cituar rrjetin Al-Mayadeen, mediat sioniste njoftuan se kompanitë amerikane do të anulojnë fluturimet e tyre drejt Izraelit që nga kjo e enjte.

Lidhur me këtë, mbrëmjen e djeshme edhe Organizata e Aeroporteve të regjimit sionist njoftoi anulimin e fluturimeve për dhe nga territoret e pushtuara dhe njoftoi se për shkak të situatës aktuale të sigurisë, fluturimet për dhe nga Palestina e pushtuar do të anulohen.

Mediat e regjimit sionist njoftuan gjithashtu se ky regjim po përgatitet për një valë batare raketash nga Irani dhe Libani.

Gazeta sioniste “Israel Hayom” citoi gjithashtu ministrin e luftës të regjimit sionist, Yoav Gallant, të ketë thënë: “Ne nuk duam luftë, por po përgatitemi për të gjitha mundësitë”.

Zyra për Marrëdhëniet e Përgjithshme me Publikun e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike bënë të ditur nëpërmjet një njoftimi: "Dr. Ismail Hanije, kreu i Zyrës Politike të Hamasit dhe një nga truprojat e tij ranë dëshmorë, pasi u godit rezidenca e tyre  në Teheran."