Zgjedhjet në Venezuelë dhe ajo çfarë ka ndodhur
(last modified Mon, 05 Aug 2024 09:50:32 GMT )
Gusht 05, 2024 11:50 Europe/Tirane
  • Zgjedhjet në Venezuelë dhe ajo çfarë ka ndodhur

Pars Today- Ngjarjet e Venezuelës kanë ndodhur ndërkohë që shtetet perëndimore si Amerika dhe Kanadaja nuk kanë rregulla të ngjashme për shpalljen e rezultateve zgjedhore, madje në disa raste shpallja e rezultateve është bërë pas shumë vonesave.

Venezuela ka përjetuar edhe një herë një përpjekje për grusht shteti, të ngjashëm me atë të vitit 2002, por këtë herë me dimensione të reja të krimit të organizuar dhe sulmeve kibernetike. Në zgjedhjet e fundit, miliona votues elektronik hodhën votat e tyre në prani të më shumë se 635 vëzhguesve ndërkombëtarë, duke përfshirë ekspertë të zgjedhjeve nga Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Afrikan. Megjithatë, sipas raportit të Pars Today, këto zgjedhje u përballën me shumë sfida. Ndoshta më e madhja ishte sjellja e zakonshme e Shteteve të Bashkuara, që përbëhet nga nxitja e opozitës deri tek thirrja për përmbysje dhe sigurimi i fondeve për zgjerimin e trazirave.

Rezultatet e zgjedhjeve

Më 28 korrik 2024, Nicolás Maduro fitoi 51.2% e votave (5,150,092 vota) dhe u rizgjodh President i Venezuelës. Rivali i tij i krahut të djathtë, Edmundo Gonzalez,  mori 44.2% të votave (4,445,978 vota), ndërsa kandidatët e tjerë kundërshtarë morën vetëm 4.6% të votave. Këto rezultate u shpallën nga autoriteti zgjedhor kushtetues i Venezeulës pas shqyrtimit dhe numërimit të 80% të votave.

Sulmet kibernetike

Pavarësisht shpalljes së rezultateve paraprake, 20%-i i mbetur i votave ende nuk është shpallur për shkak të një sulmi masiv kibernetik ndaj qendrave të sistemit elektronik. Ky sulm i sofistikuar kibernetik, i cili u krye më shumë se njëqind herë, u gjurmua në Maqedoninë e Veriut. Përveç prezantimit të një numri zyrtarësh të përfshirë në sulme, Presidenti Maduro e prezantoi Elon Musk si një nga të dyshuarit kryesorë të përfshirë në këto sulme.

Përvoja ndërkombëtare

Pika e reflektimit është se këto ngjarje kanë ndodhur ndërkohë që vendet perëndimore si Amerika dhe Kanadaja nuk kanë rregulla të ngjashme për shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve, madje në disa raste shpallja e rezultateve bëhet me shumë vonesa. Për shembull, në zgjedhjet e vitit 2000 në SHBA, rezultatet përfundimtare u shpallën pas 37 ditësh dhe në vitin 2021, shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve u vonua me 4 ditë.

Grusht shteti dhe dhuna

Ndërsa u shpallën rezultatet paraprake, në Venezuelë shpërtheu një dhunë e gjerë. Dhuna u krye nga grupe kriminale dhe terroriste të organizuar nga liderja e opozitës venezueliane María Corina Machado. Këto grupe, të trajnuar në bashkëpunim me krimin e organizuar kolumbian, vandalizuan dhe i vunë flakën pronës publike dhe private.  Kjo dhunë rezultoi me plagosjen e 77 efektivëve të policisë dhe ushtrisë dhe vdekjen e një oficeri.

Reagimi i qeverisë

Qeveria e Venezuelës u përpoq të rivendoste rendin në vend duke arrestuar më shumë se 1062 autorë të kësaj dhune. Ata njerëz, të cilët ishin nën ndikimin e drogës, e pranuan menjëherë fajin dhe u proceduan penalisht. Këto përpjekje të qeverisë treguan se Venezuela ka bërë përparim të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Tags