Britania nuk gjen qetësi
(last modified Wed, 07 Aug 2024 18:44:27 GMT )
Gusht 07, 2024 20:44 Europe/Tirane
  • Britania nuk gjen qetësi

Policia britanike po përgatitet për trazira të reja anti-myslimane, pasi grupet e ekstremit të djathtë u zotuan se do të shënjestrojnë qendrat e azilkërkuesve në mbarë vendin, duke nxitur protestuesit antifashistë të paralajmërojnë kundërprotesta.

Britania po përballet me një valë të dhunës që shpërtheu javën e kaluar, pasi tri vajza të vogla u vranë gjatë një sulmi me thikë në veriperëndim të Britanisë, duke nxitur një valë të dezinformatave online lidhur me identitetin e sulmuesit të dyshuar. Në internet, sulmuesi i dyshuar u portretizua si emigrant mysliman.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka paralajmëruar protestuesit se do të përballen me dënime të gjata, teksa ai po tenton të ndalë valën më të keqe të dhunës që Britania ka përjetuar në 13 vjetët e fundit.

“Detyra jonë e parë është që të sigurohemi që komunitetet tona të jenë të sigurta”, tha ai gjatë një deklarate televizive.

“Ata do të jenë të sigurt. Ne do të bëjmë gjithçka që të sigurohemi që policia të ketë përgjigjen e duhur”, shtoi ai.

Qeveria britanike ka mobilizuar 6.000 zyrtarë policorë, të specializuar për menaxhimin e trazirave, për t’u përballur me shpërthimin e luftës.

Kryeministri Stramer është zotuar se të gjithë ata që po shkaktojnë trazira, po plaçkitin dyqane e po djegin makina do të përballen me drejtësinë.

 

Tags