Kanadaja bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza
Kryeministri kanadez Justin Trudeau përshëndeti përpjekjet ndërmjetësuese të Egjiptit, Katarit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të arritur një marrëveshje ndërmjet regjimit sionist dhe Hamasit dhe bëri thirrje për një armëpushim të qëndrueshëm në Gaza.
Sipas agjencisë së lajmeve Anadolu Ajansi, kryeministri i Kanadasë, në një mesazh në llogarinë e tij në rrjetin social X (ish-Twitter), duke deklaruar mbështetjen e tij për përpjekjet ndërmjetësuese të Uashingtonit, Dohas dhe Kajros, shkroi: "Një marrëveshje për të arritur një armëpushim midis (regjimit të) Izraelit dhe Hamasit mund të jetë e realizueshme nën drejtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Egjiptit dhe Katarit."
Më tej, Trudeau theksoi: "Kanadaja i mbështet plotësisht përpjekjet e këtyre tre vendeve për lirimin e pengjeve (të burgosurve), përfundimin e krizës humanitare në Gaza dhe kthimin në rrugën e paqes."
Në një deklaratë të enjten, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Egjipti dhe Katari ftuan Izraelin dhe Hamasin që të rifillojnë bisedimet për armëpushimin më 15 gusht në Doha ose Kajro.
Në këtë deklaratë thuhet: "Ka ardhur koha që të lidhet marrëveshja e armëpushimit dhe të lirohen pengjet (robërit) dhe të burgosurit. Kjo marrëveshje bazohet në parimet e shprehura nga presidenti i SHBA-së Joe Biden më 31 maj 2024 dhe të miratuara me Rezolutën 2735 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara."