Kamala Harris: Tashmë është koha për një armëpushim në Gaza
Kandidatja demokrate për presidencën amerikane, Kamala Harris, tha në fjalimin e saj të fushatës në Arizona se tani ka ardhur koha për një marrëveshje armëpushimi në luftën e Izraelit kundër Gazës.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, cituar nga gazeta “The Washington Post”, Kamala Harris, në prani të simpatizuesve të saj në Arizona, iu drejtua atyre që hidhnin parulla kundër luftës së Gazës: "Unë e respektoj zërin tuaj, e kam thënë qartë: 'Tani është koha që të arrijmë një marrëveshje armëpushimi dhe të lirojmë pengjet."
Harris shtoi gjithashtu: "Unë dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden po punojmë gjatë gjithë kohës për të arritur një marrëveshje armëpushimi dhe për të liruar pengjet."
Duke pranuar rolin e regjimit sionist në shënjestrimin e civilëve në krimin e fundit në qendër të Gazës, ajo pretendoi se Izraeli duhet t'i përmbahet përgjegjësisë së vet në parandalimin e vrasjes së civilëve.
Arizona është një nga shtetet kryesore ku Harris shpreson të fitojë ndaj rivalit të saj republikan, Donald Trump.
Kjo, ndërkohë që rrjeti amerikan CNN raportoi të premten, duke cituar burime të informuara pranë administratës Biden, se Shtëpia e Bardhë ka vendosur t’i japë 3.5 miliardë dollarë Tel Avivit për blerjen e armatimeve dhe pajisjeve ushtarake amerikane.