Putin: Agresorët do marrin përgjigje siç e meritojnë
(last modified Mon, 12 Aug 2024 18:48:32 GMT )
Gusht 12, 2024 20:48 Europe/Tirane
  • Putin: Agresorët do marrin përgjigje siç e meritojnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka thirrur një takim zyrtarësh për situatën në rajonet kufitare pas sulmeve të forcave ukrainase në rajonet ruse Kursk dhe Belgorod.

Ai ka thënë në takim se detyra kryesore e Ministrisë së Mbrojtjes është të shtyjë, të dëbojë armikun nga territori rus.

“Armiku padyshim do të marrë një përgjigje të denjë dhe nuk ka dyshim se ne do t’i arrijmë të gjitha objektivat tona", deklaroi Putin.

Autoritetet ruse ndërkohë kanë evakuuar banorë nga pjesë të rajonit jugperëndimor Belgorod, i cili ndodhet në kufi me Ukrainën, tha të hënën guvernatori Vzacheslav Gladkov. Belgorodi ka qenë shënjestër e granatimeve të shpeshta dhe sulmeve me dronë nga Ukraina gjatë rrjedhës së luftës.

Gladkov tha se banorët e qarkut Krasnozaruzh janë duke u zhvendoset në vende më të sigurta për shkak të aktiviteteve të forcave ukrainase në këtë zonë. Evakuimi vjen pasi trupat ukrainase janë futur 30 kilometra brenda tokës ruse, në atë që është vlerësuar si inkursioni më i madh prej se Moska e nisi sulmin ndaj Ukrainës në shkurt 2022.

Sot, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbajtur takim me krerët e lartë të Shtabit të Përgjithshëm, që e informuan për operacionin e ofensivës së forcave të armatosura ukrainase në rajonin rus Kursk.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ukrainase Oleksandr Syrsky në këtë takom tha: “Deri më tani 1 mijë kilometra katrorë të territorit rus është nën kontrollin tonë. Situata është nën kontrollin tonë”.

Kjo është deklarata e parë zyrtarë e qeverisë ukrainase sa i përket ofensivës në rajonin e Kurskut në Rusi.

 

Tags