Kanadaja eksporton armë në regjimin izraelit përmes Shteteve të Bashkuara
(last modified Fri, 16 Aug 2024 17:35:46 GMT )
Gusht 16, 2024 19:35 Europe/Tirane
  • Kanadaja eksporton armë në regjimin izraelit përmes Shteteve të Bashkuara

Një kompani kanadeze armësh i shiti regjimit sionist mbi 60 milionë dollarë nga municionet e saj përmes Shteteve të Bashkuara.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, të martën e kaluar, Pentagoni njoftoi lejen e presidentit amerikan Joe Biden për t'i shitur më shumë se 20 miliardë dollarë armë Izraelit, gjë që u prit me një kritikë të gjerë. Tani është zbuluar se më shumë se 60 milionë dollarë nga municionet që SHBA ra dakord t'i shesë Izraelit do të prodhohen në një kompani kanadeze të armëve. Aktivistët social thonë se Kanadaja shkel detyrimet ndërkombëtare duke lejuar eksportet e saj të armëve në Izrael përmes Shteteve të Bashkuara. Avokatët kanadezë, aktivistët e të drejtave të njeriut dhe ekspertë të tjerë thonë se masa hedh dyshime serioze mbi natyrën e errët të sistemit të eksportit të armëve të Kanadasë.

Që nga 7 tetori 2023, regjimi i rremë dhe fëmijëvrasës i Izraelit, me mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara dhe disa vendeve perëndimore, ka nisur një masakër masive në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor kundër popullit të pambrojtur dhe të shtypur të Palestinës.  Në 10 muajt e fundit, ushtria izraelite ka hedhur mbi banorët e Gazës më shumë se 80 mijë tonë eksploziv, pesë herë më shumë se bomba bërthamore e Hiroshimës. Ministria e Shëndetësisë së Gazës njoftoi se që nga fillimi i luftës në Gaza, 40.500 njerëz kanë rënë dëshmorë, shumica e të cilëve janë gra dhe fëmijë.

 

Tags