Kolumbia miraton zyrtarisht ndalimin e eksporteve të qymyrit në Izrael
(last modified 2024-08-19T06:40:21+00:00 )
Gusht 19, 2024 08:40 Europe/Tirane
  • Kolumbia miraton zyrtarisht ndalimin e eksporteve të qymyrit në Izrael

Kolumbia ka miratuar zyrtarisht ndalimin e eksporteve të qymyrit në Izrael si ndëshkim për luftën e gjenocidale dhjetë mujore të Izraelit kundër palestinezëve në Gaza.

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, në deklaratën e tij të dielën, tha  se "qymyri kolumbian përdoret për të prodhuar bomba që vrasin fëmijët palestinezë".

Kështu, “eksportet në Izrael të qymyrit termal” janë të ndaluara, sipas dekretit, i cili është nënshkruar nga disa ministra, përfshirë kancelarin, Luis Gilberto Murillo, më 14 gusht dhe do të hyjë në fuqi javën e ardhshme.

Kolumbia ishte një nga furnizuesit më të mëdhenj të qymyrit të Izraelit.

Sipas Bloomberg, Presidenti Petro nënshkroi një dekret që ndalon eksportet e qymyrit në Izrael. Dekreti i publikuar në faqen presidenciale në internet mban datën 14 gusht.

 

Petro njoftoi gjithashtu në fillim të vitit ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin dhe ndërprerjen e blerjeve të armëve nga Izraeli.

Kolumbia gjithashtu iu bashkua çështjes së gjenocidit të ngritur kundër Izraelit nga Afrika e Jugut në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Lëvizja e rezistencës palestineze Hamas vlerësoi Presidentin Petro për rikonfirmimin e vendimit të vendit të tij për të ndaluar eksportin e qymyrit në Izrael.

“Ne shprehim mirënjohjen tonë për qëndrimin e guximshëm të Republikës së Kolumbisë në ndaljen e marrëdhënieve diplomatike me entitetin sionist dhe në dënimin e gjenocidit që pushtimi sionist po kryen kundër popullit tonë në Rripin e Gazës”, tha Hamasi në një deklaratë të publikuar natën e së dielës.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha vendeve që të ndërpresin marrëdhëniet e tyre me këtë entitet fashist, të punojnë me të gjitha mjetet për të bojkotuar, izoluar dhe vendosur sanksione ndaj tij dhe për të ndjekur penalisht liderët e tij si kriminelë lufte në gjykatat ndërkombëtare”, shtoi Lëvizja e rezistencës palestineze.

 

Tags