Blinken pretendon se Izraeli ka pranuar propozimin për një armëpushim
Duke folur pas një takimi me kryeministrin izraelit, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Benjamin Netanyahu ishte pajtuar me propozimin që do të çonte në një armëpushim dhe do të shihte kthimin e pengjeve izraelite.
Sekretari amerikan i Shtetit nuk tha nëse i ashtuquajturi propozim adresonte kërkesat e Izraelit për kontroll mbi dy korridoret strategjike brenda Gazës, për të cilat Hamasi ka thënë se nuk është dakord.
Blinken shtoi se gjithashtu do të udhëtojë në Egjipt dhe Katar së shpejti, dhe se Izraeli është zotuar të dërgojë një ekip ekspertësh në të dy vendet.
Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi gjithashtu se ministri i Jashtëm i vendit, Anthony Blinken, në një takim me presidentin izraelit Isaac Herzog në Tel Aviv, theksoi edhe një herë mbështetjen e SHBA për Izraelin dhe domosdoshmërinë e një marrëveshjeje për Gazën.
Rrjeti Al-Mayadeen, duke cituar një burim të mirëinformuar palestinez, raportoi se propozimi i ri amerikan është krejtësisht i ndryshëm nga propozimet e dakorduara më parë nga palët dhe se propozimi i ri amerikan është i ngjashëm me qëndrimin e regjimit izraelit dhe kërkesat e reja të Benjamin Netanyahu.
Ky propozim nuk përfshin një armëpushim të përhershëm në Rripin e Gazës.
Ky burim palestinez, i njohur me procesin e negociatave, tha gjithashtu se propozimi i SHBA-së nuk parashikon një tërheqje gjithëpërfshirëse të Izraelit nga Rripi i Gazës.
SHBA, Egjipti dhe Katari kanë shpenzuar muaj duke u përpjekur për të ndërmjetësuar një marrëveshje, me bisedimet që ngecin vazhdimisht.