Barack Obama u bën thirrje amerikanëve të mbështesin Kamala Harris
(last modified Wed, 21 Aug 2024 18:41:36 GMT )
Gusht 21, 2024 20:41 Europe/Tirane
  • Barack Obama u bën thirrje amerikanëve të mbështesin Kamala Harris

Ish presidenti amerikan Barack Obama paralajmëroi se demokratët po përballen me një “luftë të ashpër” për presidencën.

Ai tha se SHBA ishte gati për një presidente si Harris dhe se ajo ishte gati për këtë punë dhe do të punonte për të bashkuar vendin. “Ne duam diçka më të mirë. Ne duam të jemi më të mirë. Gëzimi dhe emocioni që po shohim rreth kësaj fushate na tregon se nuk jemi vetëm”, tha ai.

Siç njofton sajti Axius, Obama e përshkroi Trumpin si një president të rrezikshëm dhe tha se nuk na duhen katër vite të tjera kaosi dhe krizash. Ai tha se Amerika nuk kishte nevojë për katër vite të tjera të Donald Trump, duke thënë: “Ne e kemi parë atë film më parë dhe të gjithë e dimë se vazhdimi është zakonisht më i keq”.

Ish presidenti demokrat amerikan e përshkroi ish-presidentin Trump si një miliarder “i cili nuk ka reshtur së ankuari për problemet e tij”.

 

Tags