Bashkimi Evropian bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza
(last modified Mon, 26 Aug 2024 05:52:19 GMT )
Gusht 26, 2024 07:52 Europe/Tirane
  • Bashkimi Evropian bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Josep Borrell, kreu i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, shprehu shqetësimin e tij të thellë për përshkallëzimin e konflikteve në Lindjen e Mesme dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

Sipas IRNA, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian në një mesazh në llogarinë e tij në rrjetin social X (ish Twitter), shkroi: "Situata në Lindjen e Mesme ka arritur një nivel kritik rreziku për rajonin dhe përtej."

Borrell paralajmëroi më tej kundër nisjes së një lufte në shkallë të gjerë në rajon dhe tha: Unë mbështes kërkesën e kryeministrit libanez Najib Mikati për zbatimin e menjëhershëm të Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit, e cila synon ndalimin e armiqësive dhe vendosjen e stabilitetit në rajon.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian bëri thirrje për sanksione të BE-së kundër Ministrit izraelit të Financave Bezalel Smotrich dhe Itamar Ben Gvir, Ministër i Sigurisë së Brendshme të Kabinetit Sionist.

"Ndërsa bota punon për një armëpushim në Gaza, Itamar Ben Gvir ka bërë thirrje për një reduktim të dërgesave të karburantit dhe të ndihmës për civilët në Gaza. Gjithashtu, deklaratat ogurzeza të Bezalel Smotrich janë nxitje për krime lufte. Sanksionet duhet të jenë në axhendën e Bashkimit Evropian", shkroi Josep Borrell.