Borrell kërkon një armëpushim 3-ditor në Gaza
(last modified Tue, 27 Aug 2024 18:09:58 GMT )
Gusht 27, 2024 20:09 Europe/Tirane
  • Borrell kërkon një armëpushim 3-ditor në Gaza

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm tre-ditor në Gaza për të lejuar vaksinimin e fëmijëve kundër poliovirusit, përhapja e shpejtë e të cilit kërcënon qindra mijëra fëmijë në territorin e rrethuar palestinez.

Borrell paralajmëroi për një përhapje të shpejtë të virusit shumë infektiv që ishte identifikuar në mostrat e ujërave të zeza të mbledhura nga UNICEF në Khan Younis dhe Deir al Balah.

Ai në një mesazh në rrjetin X tha se sëmundja, e cila mund të shkaktojë deformime dhe paralizë, "kërcënon të gjithë fëmijët në Gaza, tashmë të dobësuar nga zhvendosja, privimi dhe kequshqyerja".

Borrell kërkoi "një armëpushim të menjëhershëm humanitar 3-ditor për të mundësuar vaksinimin nga OBSH dhe UNICEF - pavarësisht nga negociatat më të gjera".

"Humanizmi ynë e kërkon këtë," tha kryediplomati i BE-së.

Pasi gjashtë mostra të ujërave të zeza të marra në Gaza në fund të qershorit rezultuan pozitive për virusin, Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se ishte "vetëm çështje kohe" para se sëmundja të kapte mijëra fëmijë palestinezë.