SHBA sekuestron aeroplanin e presidentit të Venezuelës
(last modified 2024-09-03T07:02:08+00:00 )
Shtator 03, 2024 09:02 Europe/Tirane
  • SHBA sekuestron aeroplanin e presidentit të Venezuelës

Autoritetet e Shteteve të Bashkuara kanë sekuestruar një aeroplan që përdorej nga presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro. Aeroplani u transferua nga Republika Domenikane në Florida, pasi u përcaktua se blerja e tij kishte shkelur sanksionet amerikane, njoftoi të hënën Departamenti i Drejtësisë.

Ky sekuestrim vjen në një kohë kur presioni amerikan mbi Maduron po intensifikohet, në lidhje me zgjedhjet e 28 korrikut, që ai i ka fituar gjerësisht. Megjithatë, opozita venezueliane pretendon se kandidati i saj ishte fituesi i vërtetë i zgjedhjeve.

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick Garland, tha se aeroplani, ‘Dassault Falcon 900EX’ ishte blerë në mënyrë të paligjshme për 13 milionë dollarë përmes një kompanie guaskë dhe ishte kontrabanduar nga territori amerikan “për përdorim nga Nicolas Maduro dhe aleatët e tij.”

“Ky sekuestrim jep një mesazh të qartë: aeroplanët e blerë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara për përfitim të zyrtarëve të sanksionuar venezuelas, nuk do të tolerohen”, tha Matthew Axelrod, Ndihmës Sekretari amerikan i Departamentit të Tregtisë për Zbatimin e Eksportit.

Zyrtarët amerikanë njoftuan se sekuestrimi, i cili u raportua fillimisht nga CNN, u realizua në bashkëpunim të ngushtë me Republikën Domenikane.

Qeveria venezueliane nuk ka komentuar ende mbi këtë çështje.

 

Tags