Norvegjia ndërpret bashkëpunimin me kompanitë mbështetëse të Izraelit
Fondi Kombëtar i Pasurisë së Norvegjisë njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit me kompanitë që mbështesin regjimin sionist.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Fondi Kombëtar i Pasurisë së Norvegjisë këshilloi ministrinë e financave të vendit t'u japë fund investimeve në disa kompani që ndihmojnë regjimin izraelit në shkeljen e të drejtave të popullit palestinez.
Ky Fondi sovran i Norvegjisë planifikon të forcojë standardet e tij etike, të ndalojë së punuari me disa kompani që ndihmojnë regjimin okupues izraelit në luftën e Gazës dhe të tërheqë aksionet e tij nga këto kompani.
Sipas raportit, fondi i pasurisë sovrane prej 1.7 trilion dollarësh i Norvegjisë, fondi më i madh i investimeve në botë, gjithashtu planifikon të rishikojë aksionet në kompanitë që operojnë në Bregun Perëndimor. Në këtë drejtim do të hetohen edhe kompanitë amerikane të prodhimit të armëve.
Thuhet se vendimmarrësi përfundimtar në këtë drejtim është Këshilli i Bankës Qendrore Norvegjeze, dhe gjithashtu sipas shkresës së Këshillit të Etikës së Fondit Norvegjez të Pasurisë drejtuar Ministrisë së Financave të këtij vendi, në këtë situatë nuk do të përfshihen një numër i madh i kompanive.