Indonezia dhe Koreja e Jugut në rrugën e çdollarizimit
(last modified Sat, 07 Sep 2024 07:25:25 GMT )
Shtator 07, 2024 09:25 Europe/Tirane
  • Indonezia dhe Koreja e Jugut në rrugën e çdollarizimit

Pars Today - Indonezia dhe Koreja e Jugut arritën një marrëveshje për tregti me monedhën kombëtare.

Sipas Pars Today, Indonezia dhe Koreja e Jugut ranë dakord për një kornizë bashkëpunimi për kryerjen e transaksionve midis dy vendeve në monedhën vendase me qëllim promovimin e përdorimit të monedhës indoneziane dhe të Koresë së Jugut në tregtinë dypalëshe. Në një raport të cituar nga Jakarta Globe, agjencia e lajmeve Barna njoftoi se marrëveshja u finalizua të premten. Sipas raportit, Banka Qendrore e Indonezisë po kërkon të zvogëlojë varësinë e saj nga dollari amerikan duke krijuar një partneritet strategjik me Bankën e Koresë së Jugut. Korniza e marrëveshjes midis Indonezisë dhe Koresë së Jugut do të hyjë në fuqi më 30 shtator. “Ervin Haryono”, kreu i departamentit të komunikimit të Bankës Qendrore të Indonezisë, në një deklaratë njoftoi:  “Zbatimi i kornizës së marrëveshjes ndërmjet Indonezisë dhe Koresë së Jugut është një pikë kthese në bashkëpunimin financiar midis dy vendeve. Ervini lidhur me këtë tha: Pritet që zbatimi i kornizës së marrëveshjes monetare ndërmjet dy vendeve të rrisë transaksionet tregtare dypalëshe, do të ulë rrezikun e këmbimit valutor dhe do të përmirësojë efikasitetin e transaksioneve. Bankat qendrore të të dy vendeve kanë caktuar disa banka si banka ACCD në Indonezi dhe Korenë e Jugut për të mbështetur funksionimin e kornizës së përdorimit të monedhave Rupiah-Won në shkëmbimet tregtare. Me këtë marrëveshje, banka qendrore e Indonezisë ka hartuar disa korniza LCT bashkëpunimi monetar me disa vende të tjera, duke përfshirë Indinë, Malajzinë, Tajlandën, Japoninë, Kinën dhe Singaporin. Indonezia, së bashku me një numër vendesh në botë, kanë filluar prej kohësh të marrin masa për të reduktuar varësinë nga dollari në transaksionet e tyre tregtare. Në fakt, politikat e presionit maksimal të Amerikës ndaj vendeve që nuk ndjekin politikat e Uashingtonit, së bashku me përdorimin e sanksioneve ekonomike nga Amerika, kanë bërë që këto vende të përdorin monedhat kombëtare në transaksionet tregtare dypalëshe. Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, më parë kishte njoftuar: Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë diskredituar institucionin e rezervave financiare ndërkombëtare duke përdorur dollarin si armën e tyre.

Tags