Lideri i opozitës ikën nga Venezuela
(last modified Sun, 08 Sep 2024 18:52:14 GMT )
Shtator 08, 2024 20:52 Europe/Tirane
  • Lideri i opozitës ikën nga Venezuela

Qeveria e Venezuelës njoftoi se lideri i opozitës Edmundo Gonzalez ka ikur nga vendi dhe ka kërkuar azil në Spanjë.

Gonzalez ishte rival i Nicolas Maduros në zgjedhjet presidenciale, por po fshihej pasi ishte lëshuar urdhër arrest për të pasi opozita kundërshtoi rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në korrik.

Zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delsi Rodriguez, në një postim në rrjete sociale tha se Gonzalez kishte shkuar në Ambasadën e Spanjës disa ditë më parë dhe kishte kërkuar nga Qeveria e Spanjës azil politik. Ajo ka shtuar se Venezuela ka pranuar t’i ofrojë atij largim të sigurt dhe ai është larguar.

Ndërkaq, forcat e sigurisë së Venezuelës kanë rrethuar Ambasadën e Argjentinës në Karakas.

Gjashtë kundërshtarë politikë të Maduros janë duke u strehuar atje. Ministria e Jashtme e Venezuelës pretendon se “po komplotohet për vepra terroriste brenda ambasadës argjentinase”.