Kina dhe Rusia kryejnë stërvitje të përbashkëta ushtarake
https://parstoday.ir/sq/news/world-i162224-kina_dhe_rusia_kryejnë_stërvitje_të_përbashkëta_ushtarake
Ministria kineze e Mbrojtjes njoftoi se gjatë këtij muaji do të mbajë stërvitje detare dhe ajrore me Rusinë, duke nënvizuar afërsinë mes dy ushtrive.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 09, 2024 20:47 Europe/Tirane
  • Kina dhe Rusia kryejnë stërvitje të përbashkëta ushtarake

Ministria kineze e Mbrojtjes njoftoi se gjatë këtij muaji do të mbajë stërvitje detare dhe ajrore me Rusinë, duke nënvizuar afërsinë mes dy ushtrive.

Ministria tha se stërvitjet “Veriu i Bashkuar -2024” do të mbahen në Detin e Japonisë dhe në Detin Okhotsk, por nuk dha më shumë detaje.

Në njoftim u tha se stërvitjet detare dhe ajrore synojnë të përmirësojnë bashkëpunimin strategjik mes dy shteteve dhe “forcimin e aftësive që së bashku të përballen me kërcënimet e sigurisë”.

Ministria kineze e Mbrojtjes tha po ashtu se dy marinat do të lundrojnë së bashku në Paqësor, për herë të pestë, dhe së bashku do të marrin pjesë në stërvitjet “Oqeani i Madh-24” që do të mbahen në Rusi.

Kina ka refuzuar ta kritikojë pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia. Për këtë luftë, që është në vitin e tretë, Pekini ka fajësuar Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n për provokim të presidentit rus, Vladimir Putin.