Putin urdhëron ushtrinë të rrisë numrin e trupave në 1.5 milion
https://parstoday.ir/sq/news/world-i162506-putin_urdhëron_ushtrinë_të_rrisë_numrin_e_trupave_në_1.5_milion
Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar liderët ushtarakë të vendit të rekrutojnë më shumë forca për të rritur numrin e trupave të tij ushtarake në 1.5 milionë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 16, 2024 17:13 Europe/Tirane
  • Putin urdhëron ushtrinë të rrisë numrin e trupave në 1.5 milion

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar liderët ushtarakë të vendit të rekrutojnë më shumë forca për të rritur numrin e trupave të tij ushtarake në 1.5 milionë.

Numri i ushtarëve rusë do të rritet nga 1.32 milionë në 1.5 milionë, sipas dekretit të Putinit, i cili do të hyjë në fuqi më 1 dhjetor.

Dekreti i Putinit, i publikuar në faqen zyrtare të qeverisë, do të rrisë numrin e përgjithshëm të personelit ushtarak rus nga 2.2 milionë në afro 2.4 milionë (duke përfshirë 1.5 milionë trupat aktive).

Dekreti presidencial urdhëron gjithashtu qeverinë të sigurojë fondet e nevojshme për rritjen e numrit të forcave të armatosura.

Vëzhguesit dhe analistët ushtarakë kanë vënë në dukje se Moska ka hezituar të thërrasë më shumë rezervistë, nga frika e destabilizimit të brendshëm, si ai që ndodhi në vitin 2022, kur shumë qytetarë u larguan nga Rusia për të shmangur rekrutimin në forcat e armatosura.

Autoritetet ruse kanë mbushur radhët e ushtrisë me ushtarë vullnetarë, të cilët janë tërhequr nga pagat e larta.