Berlini refuzon eksportet e armëve për regjimin izraelit
(last modified Mon, 16 Sep 2024 18:45:42 GMT )
Shtator 16, 2024 20:45 Europe/Tirane
  • Berlini refuzon eksportet e armëve për regjimin izraelit

Këshilli Federal i Sigurisë i Gjermanisë nuk ka miratuar asnjë eksport armësh për regjimin izraelit për muaj të tërë, raportojnë mediat.

Kancelari gjerman sapo ka rikonfirmuar mbështetjen ushtarake për regjimin izraelit, raporton media gjermane “Profil”.

Megjithatë, Këshilli Federal i Sigurimit, të cilin e kryeson kancelari Olaf Scholz, prej muajsh nuk ka miratuar asnjë eksport armësh drejt Izraelit, shtoi raporti.

Në vitin 2023, licencat e eksportit të armëve u rritën në një vlerë totale prej 326 milionë euro – dhjetë herë më shumë se një vit më parë, 2022, thuhet më tej në raport.

Media gjermane “Profil” më tej tha se vëllimet e eksporteve kanë rënë masivisht që nga viti i kaluar – nga 326 milionë euro në 14.5 milionë më 21 gusht 2024.

 

Tags