Spekulimet në lidhje me atentatin e pretenduar ndaj Trump
(last modified Mon, 16 Sep 2024 20:07:32 GMT )
Shtator 16, 2024 22:07 Europe/Tirane
  • Spekulimet në lidhje me atentatin e pretenduar ndaj Trump
    Spekulimet në lidhje me atentatin e pretenduar ndaj Trump

ParsToday - Një media amerikane njoftoi: "Ryan Wesley Roth, i dyshuari për tentativën e dytë për vrasjen e ish-presidentit amerikan Donald Trump, më parë kishte vizituar Ukrainën dhe kishte mbështetur Kievin".

Gazeta amerikane "New York Post" raportoi se i dyshuari shprehu mbështetje të fortë për "Ukrainë në luftën e saj kundër Rusisë".

Sipas ParsToday, "New York Post" vuri në dukje se ky person vizitoi Kievin dhe "pohoi se është gati të luftojë në vijën e parë të luftës nëse lejohet".

Ndërkohë; Agjencia Federale e Hetimit (FBA) ka deklaruar se ky institucion po heton përmasat e këtij incidenti, të shtënat pranë klubit të golfit të ish-presidentit Donald Trump quhen përpjekje për “atentat”.

Në reagim të këtij të këtij sulmi, presidenti amerikan Joe Biden tha: "Të gjitha burimet do t'i ofrohen Shërbimit Sekret për të mbajtur Donald Trump të sigurt".

Kamla Harris, rivalja demokrate e Trump në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2024, gjithashtu deklaroi: "Më vjen mirë që Trump është mirë e shëndosh. Dhuna nuk ka vend në Amerikë”.

Kandidati republikan për president, Donald Trump, të dielën në mbrëmje gjatë një sulmi me armë zjarri pranë klubit të tij të golfit, u përball me një tentim për atentat ndaj tij.

Trump u qëllua gjithashtu rreth dy muaj më parë në Butler të Pensilvanisë teksa mbante një fjalim për emigracionin.